Një vështrim mbi projektet tona të përfunduara me sukses.
Nga faza e punimeve deri te çdo detaj final — kjo pishinë po merr formën e saj me membranë PVC, për një rezultat modern, elegant dhe të qëndrueshëm.
Përkushtim në çdo detaj, cilësi në çdo saldim
Mbrojtje që zgjat, detaje që bëjnë diferencën. 🏗️ Një tjetër realizim i Techno IVR, ku hidroizolimi profesional dhe përfundimi estetik bashkohen në një sistem të qëndrueshëm.
Vendosja e membranës hidroizoluese Bauder TPO siguron mbrojtje të qëndrueshme ndaj ujit dhe kushteve atmosferike, duke garantuar një sistem hidroizolimi të besueshëm dhe jetëgjatë. Techno IVR – Mbrojtje profesionale, cilësi që zgjat.
Detajet e vogla, mbrojtja e madhe.
Një tarracë, një sistem i plotë mbrojtjeje: Sarnavap 500E, 15 cm stirodur, membranë Sikaplan G15 dhe ujëmbledhës me ngrohje.
Vendosja e barrierës së avullit, termoizolimit BauderPIR 16 cm dhe realizimi i sistemit të hidroizolimit të çatisë së rrafshët.